Vasili për protestën e maturantëve: Boll më! Burokratët rilindas ua neveritën shkollën të rinjve

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillojnë sot maturantët për testin e Matematikës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili thekson se arsimi ka dështuar pasi drejtohet nga të paaftë.

Sipas tij, justifikimet bajate dhe vulgare te qeverisë bien mbi kurrizin e maturantëve.

Maturantët pretendojnë se pyetjet ishin jashtë programit mësimor.

REAGIMI I VASILIT

Arsim i dështuar!

Arsim i drejtuar nga të paaftët!

Arsim kundër të rinjve dhe kundër dijes!
Arsim selektiv, i pabesë dhe antishkence.
Justifikimet bajate dhe vulgare të qeverisë bien mbi kurrizin e maturantëve.
Boll më me burokratët rilindas, që jua neveritën shkollën të rinjve.
Protestat masive në mjaft qytete janë provë e qartë e një arsimi të falimentuar rilindas!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *