Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar sërish për zgjedhjet vendore të 14 majit. Përmes një postimi në rrjete sociale Vasili ka publikuar një foto të një flashi informativ, ku KAS deklaron se 64 vota që i përkisnin PR ishin llogaritur si vota për PDIU.
Krahas fotos Vasili shkruan se ky është një fakt që vërteton se procesi i numërimit të votave është jo legjitim dhe i manipuluar, teksa shton se duhet të arretohen përgjegjësit, pasi kanë vjedhur vullnetin e shqiptarëve.
Postimi i Plotë:
Bien perfundimisht zgjedhjet e 14 majit , ja provat shokuese te numerimit stalinist!!
Provohet me fakte shokuese numerimi stalinist i votave, pra s’ka rendesi si votohet se rilindasit i numerojne siç duan.
Bie perfundimisht edhe procesi i numerimit te votave si mafioz dhe i manipuluar.
Neper kutite e votimit, zbulohen nga vete KQZ, nga rinumerimi se dhjetra vota jane manipuluar pra i jane hequr nje partie dhe jane dhene partive te tjera.
Vetem ne nje kuti 64 vota i ishin dhene nje partie dhe pas rinumerimit doli qe kishte zero vota.
Numerimi i votave provohet me fakte qe eshte i shkaterruar, i manipuluar dhe i vjedhur dhe
çdo rezultat eshte nje rezultat jo legjitim dhe i manipuluar.
Tanime keto zgjedhje jane perfundimisht te rëna dhe s’ka me asnje lloj alibie qe i certifikon dhe i shpeton dot ato.
Pergjegjesit qe nga Kreu deri tek me i fundit numerues duhet te shkojne ne burg se kane vjedhur ne menyre mafioze vullnetin e shqiptareve.
Asnje leshim nuk ka per shkaterruesit e votes se lire dhe vjedhjen mafioze te votes nga Edi Rama.
Keto jane “fitoret” me ere te qelbur mafioze te Edi Rames, te cilin qytetaret as e duan dhe as e votojne, por e urrejne, ndaj ai paguan qindra milion euro per te blere vota, per te blere numerues dhe per te manipuluar zgjedhjet.