GJIROKASTËR- Një vatër e re zjarri ka ‘pushtuar’ Gjirokastrën, saktësisht fshatin Andon Poçi. Flakët janë përhapur me shpejtësi falë erës së madhe dhe mësohet të jenë pranë banesave të qytetarëve.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, mirëpo zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje. Gjithashtu banorët po ndihmojnë në fikjen e zjarrit me mjete rrethanore.
/Priza.al/