Një vatër zjarri ka shpërthyer në zonën e Leskovikut, në kufirin me Greqinë. Zjarri, që ka filluar në territorin grek, është përhapur në rreth 200 metra në pjesën shqiptare, më konkretisht në vendin e quajtur Piramida 17.
Forcat e zjarrfikësve të Kolonjës, së bashku me policinë dhe autoritetet kufitare, janë nisur drejt vendngjarjes për të kontrolluar dhe shuar flakët.
Pjesëmarrës janë edhe autoritetet greke, që po punojnë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.