Vatikan/ Presidenti Begaj takohet me Papa Françeskun

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe Papa Françesku kanë zhvilluar një takim në Vatikan, që më pas është pasuar me një bisedim me Sekretarin e Shtetit ku u diskutua për integrimin europian të vendit, ndërsa takimi me Papën zgjati rreth 35 minuta.

Seanca filloi në orën 09:50 dhe përfundoi në orën 10:25. Papa Françesku i ka dhuruar Begajt një majolikë që përshkruan një statujë të Shën Pjetrit duke dhënë një bekim me kupolën e Bazilikës së Shën Pjetrit, vëllimet e dokumenteve papale, mesazhin për Ditën Botërore të Paqes 2022, dokumentin mbi Vëllazërinë Njerëzore dhe libri mbi Statio Orbis.

Nga ana tjetër Presidenti i vendit i dhuroi Papa Françeskut një mozaik që përshkruan një grua me rroba tradicionale shqiptar, një riprodhim bronzi të “Darkës së Fundit” dhe një kopje të ” Statuta et ordinations capitula eccelesiae cathedralis drivanstiensis”, së diokezës së lashtë.

Sakaq, me Sekretarin e Shtetit është diskutuar mbi vlerësimin për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe synimin për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në sektorë me interes të përbashkët.

Në deklaratën e publikuar për mediat thuhet se “u theksua kontributi pozitiv i komunitetit katolik në shoqërinë shqiptare, teksa bisedimet u fokusuan në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *