Një person është arrestuar pasi është futur me makinë në pjesën e jashtme të Selisë së Shenjtë të Vatikanit.
Sipas mediave të huaja, personi është futur me makinën e tij në oborrin e Selisë pa një autorizim, duke “bërë xhiro”.
Kanë qenë roja e sigurisë që pasi e ka konstatuar, ka qëlluar me armë në gomat e makinës.
Ndërkohë, ende nuk dihet arsyeja se përse ky person është futur në Vatikan.
Më pas, i huaji kishte dalë jashtë makinës dhe ishte dorëzuar te autoritetet.
Zyrtarët thanë se “për fat Papa” nuk u kërcënua nga incidenti pasi ishte një ambjent larg ngjarjes.