Vatikani ofron të ndërmjetësojë negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës

Kremlini ka thënë së fundmi se ka mirëpritur një ofertë të Vatikanit për të ofruar një platformë negociuese për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, por kanë shtuar se pozicioni i Kievit e ka bërë këtë të pamundur.

Në një intervistë me të përditshmen italiane La Stampa 10 ditë më parë, Papa Françesku përsëriti se Vatikani ishte i gatshëm të bënte çdo gjë të mundshme për të ndërmjetësuar dhe për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Megjithatë kjo thirrje e Vatikanit nuk ka marrë përgjigjen e pritur nga Kremlini të cilët kanë shprehur edhe më herët qëndrimin e mos hyrjes në negociata me Kievin pa përmbushur kushtet e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *