“Vatra” feston 110 vjetorin e themelimit/ Meta: Shumë i lumtur që ndodhem në New York, mes qindra bashkëkombasve nga të gjitha trevat shqiptare

Presidenti Ilir Meta ka qenë këto ditë në New York, ku dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e 110 vjetorin e themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”.

Sipas Metës, 110 vite nga themelimi i saj, pozita e kombit shqiptar është më e mirë se ndonjëherë më parë dhe për këtë Meta thekson se Vatra ka meritat dhe kontributet e patjetërsueshme.

Postimi i plotë:

Shumë i lumtur të ndodhem në New York, mes qindra bashkëkombasve nga të gjitha trevat shqiptare, për të festuar me madhështinë që meriton, 110-vjetorin e themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, historinë më të suksesshme të organizimit të shqiptarëve jashtë vendit.

Përmes veprimtarisë patriotike, kombëtare dhe diplomatike, “Vatra”, që ditën e parë u bë promotore e lëvizjeve kombëtare dhe e shpalljes së pavarësisë, për të patur më pas ndikim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Shqipërisë.

Gjatë diktaturës komuniste “Vatra” ishte shtëpia e shqiptarëve ku diskutohej për fatet e kombit, për lirimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, por edhe për lirinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e sidomos për Kosovën.
Sot, 110 vite nga themelimi i saj, pozita e kombit tonë është më e mirë se ndonjëherë më parë dhe për këtë ka meritat dhe kontributet e patjetërsueshme edhe “Vatra”.
Secili ‘vatran’ dhe shqiptar i SHBA meriton mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë për çështjen shqiptare.
Gëzuar 110-vjetorin e krijimit të “Vatrës!
Zoti e bekoftë Kombin tonë dhe miqësinë shqiptaro-amerikane!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *