Disa vatra zjarri janë shfaqur ditën e sotme në Vlorë. Fillimisht u raportua për zjarr të përmasave të mëdha në lagjen ’10 korriku’ të Vlorës, ku mësohet se nga flakët rrezikohen disa banesa të zonës.
Po ashtu në një vatër zjarri është shfaqur edhe në fushën e trajtimit të mbetjeve. Vatra zjarri janë shfaqur edhe në fshatin Kocul dhe në pyllin e Sodës ku janë rrëzuar disa pisha.
Dyshohet që flakët të jenë të qëllimshme. Ndërkohë që pritet ndërhyrja e zjarrfikësve.