Vau i Dejës/ Grupimet demokrate mbështesin kandidatin e Primarëve në zgjedhjet e 14 majit

 

Dega e Partisë Demokratike Vau Dejës, ka mbajtur mbrëmjen e së hënës një mbledhje me strukturat e saj në lidhje me situatën e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Ka qënë anëtari i Kryesisë dhe kryesuesi i listës së këshillit bashkiak për PD Vau Dejës Gjon Marku i cili para anëtarëve të Aktivit të PD-së ka vlerësuar rëndësinë e këtyrë zgjedhjeve por edhe domosdoshmërinë që PD Vau Dejës të mbështesë kandidatin e primareve deputetin Zef Hila.

Anëtarët në mbledhje kanë qënë unanimisht dakord për emrin e Zef Hilës për të mbështetur në zgjedhjet e 14 Majit duke i kërkuar Kryesisë së PDSH që në Vau Dejës të mos ketë kandidat tjetër.

Në mbyllje të diskutimeve, Kryetari i Degës së PD Vau Dejës, ka dalë me vnedimin unanim, që PD Vau Dejës mbështet kandidatin e Primareve, deputetin Zef Hila në zgjedhjet e 14 Majit në Bashkinë Vau Dejës.

Deklarata e plotë: “Të nderuar drejtues të degës së Partisë Demokratike, Vau Dejës,

Të dashur anëtarë të Aktivit të PD Vau Dejës,

Fillimisht, dëshiroj t’ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim, dhe t’ju shpreh mirënjohjen për angazhimin tuaj të vazhdueshëm në cdo fushatë, protestë, takim dhe aktivitet të Partisë Demokratike gjatë këtyre 10 viteve të opozitës.

Sic jeni në dijeni, në datën 6 Mars 2023, Kolegji i Kryetarëve të Partisë Demokratike, ka zhvilluar një mbledhje, në të cilën është diskutuar lidhur me pjesëmarrjen tonë në zgjedhje. Në përfundim të kësaj mbledhje, kryetari i komanduar, z. Enkelejd Alibeaj ka dalë me një deklaratë, ku iu ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve të dalë qoftë nga primaret e organizuara nga ana jonë në vitin 2021, ashtu edhe primaret e organizuara nga Rithemelimi në vitin 2022, që të bashkohen nën logon e PD-së, në mënyrë që në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023.

Në vijim të kësaj thirrjeje, në datën 10 Mars 2023, Kryesia e PD Vau Dejës ka zhvilluar një mbledhje, në përfundim të cilës është vendosur që duke qenë se deputeti i zonës, z. Zef Hila është një kandidat që ka pasur mbështetje në të dy proceset e primareve, të shprehim vullnetin tonë për të mbështetur kandidaturën e tij, si kandidat unik i të gjithë demokratëve të Vau Dejësit, për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Bindja jonë e plotë ka qenë se për shkak të kontributit që z. Hila ka si ish-kryebashkiak dhe deputet i zonës, ai do të jetë kandidaturë fituese.

Vendimmarrja e Kryesisë është bërë publike për mediat dhe i është komunikuar me shkrim lidershipit të PD-së, përkatësisht kryetarit të komanduar, z. Enkelejd Alibeaj, nënkryetares znj. Jorida Tabaku, dhe sekretarit të përgjithshëm, z. Gazment Bardhi. Nga komunikimet që unë si kryetar i degës Vau Dejës kam pasur me lidershipin e partisë, kam kërkuar vetëm që vullneti i anëtarëve tanë të respektohet dhe dua të besoj se do të respektohet, në funksion të fitores së bashkisë dhe bashkimit të demokratëve.

Arsyeja pse e kam thirrur këtë mbledhje, është se mendoj që kemi të bëjmë me një vendimmarrje shumë të rëndësishme, që duhet të gëzojë mbështetjen e gjithë strukturave tona, dhe jo vetëm kryetarit të degës apo Kryesisë së Partisë. Prandaj, do të zhvillojmë një diskutim të hapur dhe mirëpres qëndrimin e secilit prej jush. Në fund, edhe ky aktiv duhet të dalë me një vendim për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe kandidatin tonë. Vendimin e këtij organi, do t’ia përcjell organeve drejtuese të Partisë Demokratike.

Dëshiroj t’ju garantoj se unë si kryetar dege nuk do të pranoj kurrë një kandidaturë, kushdo qoftë ajo apo ai, që nuk është produkt i zërit dhe votës tuaj. Kushdo duhet ta dijë se koha kur kandidatët caktoheshin nga qendra, duke injoruar gjithë bazën e partisë, është një praktikë që ka marrë fund.

Faleminderit! “

Në përfundim të mbledhjes anëtarët e PD në Vau Dejës kanë firmosur edhe një peticion drejtuar Kryesisë së PDSH, që të marrë në konsideratë vendimin e tyre unanim për të mbështetur Zef Hilën në zgjedhjet e 14 Majit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *