Një person është vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike në Vaun e Dejës.
Sipas policisë është bërë i mundur arrestimi i një 52 vjeçari dhe është shpallur në kërkim një 62 vjeçar dhe u identifikua një bashkautor tjetër, gjenealitetet e të cilit nuk bëhen me dije, për shkak të konfidencialitetit të hetimeve.
Në vijim të këtij operacioni u gjetën dhe u asgjësuan edhe 73 fidanë të tjerë narkotikë cannabis sativa.
Nga hetimet dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me një tjetër të shpallur në kërkim ditën e djeshme, janë autorë të kultivimit të 656 fidanëve narkotikë cannabis sativa, në fshatin Mnelë e Vogël. 583 fidanë u gjetën ditën e djeshme, ndërsa 73 fidanë të tjerë u gjetën në të njëjtin fshat, si rezultat i vijimit të operacionit antidrogë “Mnela”. Fidanët narkotikë u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor antidrogë i koduar “Mnela”, vijon për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për përcaktimin e plotë të autorësisë së kultivimit të fidanëve narkotikë, në fshatin Mnelë e Vogël.