Kryeministri Rama ka telefonuar këtë mëngjes ish-kryebashkiakun e Dibrës, Dionis Imerajn, i cili është angazhuar në garën për deputet në 25 prill. Teksa Rama e pyeste për ecurinë e fushatës në Dibër, Imeraj iu përgjigj duek thënë se gjithçka shkonte mirë dhe se populli ishte i kënaqur.
“Leji more këto populli i kënaqur. A po i takoni njerëzit nji nga nji, kudo?”, ia ktheu Rama duke e vënë në siklet socialistin.
Kryeministri nuk la pa thumbuar dhe LSI që e quajti “partia e kontrollorëve ajror”, ndërsa Imeraj i tha se “ata” janë shumë dobët.
Pjesë nga biseda
Rama: Çthotë Dibra
Imeraj: Po mirë… Vazhdojmë me takimet. Populli i kënaqur, na mirëpret
Rama: Leji more këto populli i kënaqur. A po i takoni njerëzit nji nga nji, kudo?
Imeraj: Patjetër, patjetër. Nji nga nji. Në çdo fshat, qytetet. Të gjitha. I kemi shpërndarë të gjithë kandidatët
Rama: Ai azilanti i Kamzës ça bën ai (Qesh)
Imeraj: Ai… (Qesh) Ai bën xhiro. Ai më duket se ska bërë as vaksinën, shkon nëpër klube dhe mos na infekton njerëzit aman. Ai infekton, ne duket me i shëru, kshu vajti kjo punë
Rama: Ça ti bësh, ça ti bësh. Po Mati, Bulqiza si duken?
Imeraj: Mirë. Kam qenë, shkoj 1 ditë po 1 ditë jo. Lëviz në Bulqizë e Mat, vazhdojnë takimet…. Frymë shumë pozitive, do ta mbyllim me sukses
Rama: Ke besim ëë?
Imeraj: Po patjetër, patjetër…
Rama: Po kjo partia e kontrollorëve ajror si shkon kjo? (Qesh)
Imeraj: Kjo… kjo sështë asgjëkundi. Nuk duket asgjëkundi. Dalin nëpër terren po e kanë humbur fare
Rama: Nesje. Të lutem shumë, porositi dhe të tjerët që me njerëzit duhet shumë komunikim, kudo
Imeraj: Patjetër
Rama: Duhen pranuar me modesti dhe me shumë vetëdije gjerat që nuk shkojnë. Ju kam thënë dhe më ra goja…