Pasgoditjet e tërmetit vazhdojnë të regjistrohen në Turqi dhe Siri këtë mbrëmje, më shumë se 12 orë pas tërmetit të parë që goditi mëngjesin e sotëm.
Goditjet, të cilat kanë qenë të forta deri në 7.5 ballë, po pengojnë përpjekjet e shpëtimit në të dy vendet, ku mësohet se qindra mbeten të bllokuar nën rrënoja.
Në orën e kaluar, një lëkundje me magnitudë 5.3 u ndje 3 km në perëndim të Goksun në Turqi, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
Një tjetër goditi në orën 17:46 në Dogansehir, Turqi, me magnitudë 4.4 ballë.
Një hartë e shpërndarë nga USGS ilustron shkallën dhe përqendrimin e këtyre pasgoditjeve.
Të mbijetuarit mblidhen rreth zjarrit për t’u ngrohur pas katastrofës.
Njerëzit në qytetin Kahramanmaras në Turqi po përpiqen të ngrohen këtë mbrëmje pas tërmeteve të mëdha që goditën vendin.
Mijëra njerëz kanë mbetur pa shtëpi pasi dhjetëra ndërtesa banimi në Turqi dhe Siri u shndërruan në gërmadha kur tërmeti goditi në orën 4:17 të mëngjesit.
Të paktën 3,000 njerëz janë vrarë në të dy vendet. Prej tyre, 1762 janë raportuar në Turqi.
Mbi 700 njerëz mendohet të jenë vrarë në Sirinë e kontrolluar nga opozita, ndërsa 538 të tjerë u vranë në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit.
Ky numër po përditësohet shpejt dhe mendohet se do të vazhdojë ta bëjë këtë.