Lundimi i linjës së tragetit Vlorë-Brindisi është pezulluar edhe sot. Shkak është bërë moti i keq dhe kushtet jo të favorshme bregadetare. Gjithashtu edhe për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës.
Pezullimi do të vijojë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike që pritet vetëm pasditen e të hënës. Deri më tani veç lundrimit në Vlorë nuk ka probleme te tjera ndërsa edhe në Llogara qarkullimi vijon normalisht.