Vdekja e 12-vjeçares në Gjirokastër, Çela: Mos abuzoni, nuk e ka gjithmonë fajin OSHEE

Kreu i Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Adrian Çela, në një lidhje direkte me Neës24 ka bërë me dije se OSHEE nuk mund të fajësohet për çdo problematikë që haset në rrjet.

Nisur nga ngjarja e ndodhur në Gjirokastër ditën e djeshme ku një 12-vjeçare ndërroi jetë si pasojë e një zjarri në banesë, ku dyshohet që shkak mund të ketë qenë shkëndija elektrike, ai tha se është absurde që gjitha problematikat elektrike nëpër banesa ti ngarkohen OSHEE-së.

Çela ka shprehur ngushëllime për familjen por e ka quajtur abuzim nëse fajësohet OSHEE për një rast të tillë.

Fjala e Çelës:

Më vjen keq që abuzohet me një rast të tillë, u shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së 12-vjeçares, pasi është diçka që nuk mund t’ua kthejmë por dua që të mos abuzohet më këtë gjë. Kam dëgjuar edhe që thonë ra ashensori dhe e ka fajin shpërndarësi i energjisë elektrike. Nuk themi që kemi rrjetin më modern të të gjitha vendeve. Kemi investuar por kemi ende vende ku duhet të avancojmë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *