Vdekja e 18 personave në Ukrainë, Çuçi: Bashkohem me hidhërimin e familjeve të viktimave

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas vdekjes së ministrit të Brendshëm të Ukrainës, pas rrëzimit të një helikopteri mbi një kopësht fëmijësh ditën e sotme, ku deri tani raportohet për 18 viktima.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Çuçi shkruan se bashkohet me hidh1%rimin e popullit ukrainas.

“Jashtëzakonisht i trishtuar pas lajmit tragjik të aksidentit me helikopter dhe humbjes së kolegut dhe partnerit të respektuar Denys Monastyrsky në Brovary sot. Bashkohem me hidhërimin e familjeve të viktimave, drejtuesve politikë dhe popullit të Ukrainës”, shkruan Çuçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *