Vdekja e 20 civilëve në afërsi të Kievit/ NATO kërkon hetim nga Gjykata Ndërkombëtare

NATO ka reaguar për vdekjen e 20 civilëve në afërsi të Kievit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka quajtur vdekjet e civilëve në qytetin e Bucha-s, si një “brutalitet”.

“Është një brutalitet ndaj civilëve që nuk e kemi parë në Evropë për dekada. Është e tmerrshme dhe është absolutisht e pa pranueshme që civilët të jenë një shënjestër dhe të vriten. Kjo thekson ende më shumë nevojën që lufta duhet të përfundojë”, u shpreh Stoltenberg.

Trupat e të paktën 20 burrave civilë u gjetën të shpërndarë nëpër një rrugë në qytetin Bucha, në veriperëndim të Kievit, pas tërheqjes së forcave ruse nga zona në imazhet shqetësuese të publikuara nga AFP. CNN ka kërkuar koment nga Ministria ruse e Mbrojtjes në lidhje me pretendimet për ekzekutimin e civilëve në rajonin e Kievit dhe pjesë të tjera të Ukrainës.

Stoltenberg tha, “Unë mirëpres fuqishëm” një hetim nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila ka hapur një hetim për krimet e luftës në Ukrainë./CNN

/Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *