Dhjetra qytetarë kanë dalë në një protestë për vdekjen e 22-vjeçares keniane Joy Ayoko. Ajo u dhunua barbarisht muaj më parë në Tiranë dhe fatkeqësisht ndërroi jetë pak ditë më parë në vendlindjen e saj.E reja u largua nga Shqipëria në fund të janarit për t’u mjekuar në vendlindjen e saj. Ajo ndodhej e shtruar në spitalin e Traumës që prej muajit gusht të vitit të kaluar.
Protestuesit janë mbledhur përpara prokurorisë së Tiranës, ku kërkojnë drejtësi për vdekjen e të resë keniane. Një prej protestuesve ka hedhur një bojë të kuqe në hyrje të Prokurorisë së Tiranës.
“Jemi mbledhur për herë të dytë për rastin e Joy një shtetase keniane qe për fat të keq u nda nga jeta në shkurt të këtij viti, rasti ishte mbajtur i fshehur nga policia dhe nuk janë ndërmarra hapat ligjore për hetimin dhe vënien para drejtësisë për autorin. Kërkojmë hetime transparente dhe ndjekje penale për personat e përfshirë.
Për të parën herë duhet të ndërmarrin hapa për të sigurua që jeta në Shqipëri vlen, gratë sot nuk janë të mbrojtura as në shtëpi apo në vendet e punës, dhuna j godet kudo dhe shteti bëhet palë duke mos sigurr mbrojte apo mos vendosur drejtësi. Keni shpresë se do të zbardhet? Nuk është herë e parë që protestojë dhe do ti shkojnë deri në fund” – tha një prej protestuesve.