Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për 22-vjeçaren keniane Joy Ayoko e cila ndërroi jetë 6 ditë më parë në Kenia, pasi e reja u dhuna barbarisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë.
Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ndërroi jetë. Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimeve të prokurorisë së Tiranës për vdekjen e Joy Ayoko.
Kujtojmë se 22-vjeçarja ndërroi jetë në Kenia ndërsa lajmi u konfirmua nga nëna e saj Ruth Abongo. E reja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në “half coma”, pra gjysmë koma, e pavetëdijshme.