Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, sot protestë para Prokurorisë së Tiranës

Në një kohë kur vdekja e Joy Aoko ende nuk ka autor, pasi u dhunua në mënyrë barbare dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën ‘Pandeli Evangjeli’ në Tiranë, sot do të mbahet një protestë para Prokurorisë.

Protesta do të zhvillohet në orën 17:00 dhe do të kërkohet drejtësi për vrasjen barbare të 22-vjeçares nga Kenia e cila kishe ardhur për të punuar në një kazino në Tiranë.

Në një apel në rrjetet sociale, shoqja e saj, e cila mbërriti me të në Tiranë thotë se ai person që e dhunoi është i lirë dhe nesër mund të dhunojë një tjetër vajzë. Ajo bën thirrje që të bashkohemi për të kërkuar drejtësi në emër të familjes e miqve.

“Ne erdhëm në Shqipëri të dyja, por Joy u sulmua brutalisht. Kanë kaluar 7 muaj dhe ne ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Prandaj po ju drejtohem ju për të kërkuar drejtësi në emër të familjes dhe miqve. Dhe jam për t’iu thënë se ai person sot është i lirë. Dhe kurrë nuk e dini, dje ishte Joy, nesër mund të jem unë, ti, vajza jote. Pra le të bëhemi bashkë, Kenia dhe Shqipëria dhe të ndihmojmë familjen e Joy-t për drejtësi sepse jemi të shkatërruar. Kanë kaluar 7 muaj dhe askush nuk ka të dhënë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ju lutem shumë të protestojmë për drejtësi për Joy. Dhe kjo do të thotë shumë për mua dhe për familjen e Joy”, shprehet ajo.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar letër-porosi prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ndërroi jetë. Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimeve të prokurorisë së Tiranës për vdekjen e Joy Ayoko.

22-vjeçarja ndërroi jetë në Kenia ndërsa lajmi u konfirmua nga nëna e saj Ruth Abongo. Joy largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *