Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, arrestohet edukatorja e kopshtit (Emri)

Një 27-vjeçare me emrin Redina Binjaku edukatore në kopshtin privat “Flatrat e Dijes” në Fier ku një ditë më parë ndërroi jetë një fëmijë 3-vjeçar, është arrestuar nga policia.

Sipas bluve, i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores. Dyshimet janë se fëmija është mbytur në momentin kur është zgjatur për të marrë një veshje në varësen e rrobave, në të cilën ka ngecur kapuçi i xhupit. Sipas policisë, fëmija është rrëzuar në këtë moment duke u mbytur prej xhupit.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan shtetasen R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikqyrjen e kësaj shtetaseje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *