Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, Gjykata jep masën për edukatoren

Gjykata e Fierit ka dhënë masën për edukatoren Redina Binjaku, e cila duhej të kishte nën kujdes fëmijën 3-vjeçar që humbi jetën aksidentalisht në kopsht në Fier .

Edukatorja akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për këtë arsye gjykata ka marrë vendimin që të lërë në burg 30 ditë edukatoren e më pas të dalë sërish para gjykatës.

Ngjarja e rëndë është regjistruar këtë të premte rreth orës 13:00 në kopshtin privat “Flatrat e dijes” në lagjen Sheq i Vogël të qytetit të Fierit. Nga hetimet paraprake dyshohet se i fëmija me mbiemër Kodheli ka humbur jetën aksidentalisht. Gjatë dëshmisë në polici, edukatorja ka thënë se fëmija ka mbetur i varur tek varësja e rrobave.

Nga ana tjetër familjarët nuk i besojnë kësaj dëshmie pasi i duket e pamundur që një person të humbë jetën në rrethana të tilla dhe kërkojnë zbardhje të plotë të çështjes. Ata gjithashtu kanë ngritur dyshimet që fëmija mund të jetë rrëzuar nga shkallët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *