Vdekja e 3 vjeçarit, rinis ekspertiza me mjek të huaj!

Prokuroria e Tiranës ka caktuar ekspertë të huaj për të bërë edhe njëherë ekspertimin mjeko-ligjor, i cili do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit, Brian Spahiu.

Vendimi është marrë pasi nga Prokuroria pretendohet se ekspertiza e parë që është bërë është e paplotë dhe konkluzioni i vdekjes është i pasaktë. Kështu që duke marrë parasysh që specialistët në vendin tonë janë në konflikt interesi me personat nën hetim, ekspertiza do të bëhet nga mjekë të huaj. Megjithatë nuk dihet nëse do të merret ndonjë masë për mjekët që kryen ekspertizën e parë për vdekjen e të miturit, pasi mesa duket nuk e kanë kryer detyrën e tyre ashtu siç duhet.

“Nga ana e prokurores së çështjes është vendosur kryerja e riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, duke caktuar një grup ekspertësh të huaj, për shkaqet e mëposhtme:

1-Akti i ekspertimit mjekoligjor i kryer nga ekspertet e IML-së eshte i paplotë, i paarsyetuar dhe ka mangësi të theksuara në konkluzionet e arritura lidhur me shkakun e vdekjes së të miturit B.S”, thuhet në njoftim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *