Aksidenti tragjik që ndodhi sot në aksin Fier-Vlorë, ku u shua një familje me 4 anëtarë të saj, ka bërë që disa të rinj të dalin përballë Minstrisë së Brendshme dhe të protestojnë. Ashtu siç ishte paralajmëruar, ata janë shtrirë në tokë, duke bllokuar dhe rrugën.
Një çift bashkë me dy fëmijët e tyre në shenjë homazhi për viktimat e aksidentit ndezën qirinj para ministrisë së Brendshme. Sipas tyre kjo pasi është ky institucion që duhet të marrë masa për parandalimin e aksidenteve.
“Një njeri që udhëton me 150-200 km/h në orë në një rrugë, sado që të jetë limiti i saj, mendoj se është vrasës potencial. Se ai nuk u aksidentua, por vrau, mori në qafë dikë tjetër. Ka diçka që nuk funksionon këtu. Ne shohim kudo policë, por këta njerëz e lëvizin me mbi 150 km në orë janë aktiv.”, tha qytetari.
/Priza.al/