Vdekja e 4 rusëve në Qerret/ Ambasada: Trupat u dërguan në Rusi, do u bëjmë ekspertizë edhe atje

Ambasada ruse në Tiranë ka konfirmuar se trupat e pajetë të 4 turistëve rusë janë nisur drejt vendit të tyre. Sipas tyre, atje do të kryhet edhe një tjetër ekzaminim.

Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt. Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre. Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë,” thuhet në njoftim.

Edhe mediat ruse vazhdojnë të ndjekin nga afër ngjarjen e rëndë në Qerret të Kavajës, ku humbën jetën 4 turistë rusë.

Ria Novosti raporton se në trupat e katër turistëve rusë nuk janë gjetur shenja dhune. Duke cituar burime nga prokuroria, Ria Novosti shkruan se hetuesit po hetojnë të dhënat nga kamerat e sigurisë. Sipas tyre, viktimat ishin në gjendje të mirë fizike para se të futeshin në spa.

Kujtojmë se 4 rusët humbën jetën mbrëmjen e 15 tetorit. Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *