Vdekja e 50-vjeçares në Korçë ende mister, përgjigjet e analizave pritet të përcaktojnë shkaqet

Vdekja e 50-vjeçares Albana Saliçe e cila humbi jetën pak orë pasi kishte dalë nga spitali  në Korçë mbetet ende mister.

Trupi i 50-vjeçares iunënshtrua autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së saj dhe sipas policis, pritet përgjigja e analizave toksikologjike dhe mikroskopike për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së saj.

Mëngjesin e djeshëm, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Korçë ka ndërruar jetë shtetasja A. R., 50 vjeçe, banuese në Korçë. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga ana e Policisë dhe këqyrja e trupit të 50-vjeçares nuk janë konstatuar dëmtime. Gjithashtu është kryer autopsia nga ekspertët mjeko-ligjorë dhe pritet përgjigja e analizave toksikologjike dhe mikroskopike, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *