Vdekja e dy elektriçistëve në Roskovec, arrestohen drejtori dhe inxhinieri i OST-së

Ditën e djeshme dy elektriçistë të cilët po kryenin punime te nënstacioni elektrik në fshatin Jagodinë, në Roskovec, kanë humbur jetën pasi shtylla e tensionit të lartë është rrëzuar. Viktimat e identifikuar janë Gjergji Duka 50 vjeç nga Kuçova, dhe Bashkim Saliasi 64 vjeç, nga Mallakastra.

Por ditën e sotme policia e Fierit ka njoftuar se ka vënë në prangat drejtorin e OST-së në Fier, Andi Prifti 38 vjeç, banues në Fier, si dhe inxhinerin e OST-së Eriseld Lala 38 vjeç, banues në Fier, për “Shpërdorim detyre”, pas humbjes së jetës të dy elektricisteve një ditë më pare.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundërligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë elektriçistët kanë humbur jetën.

Njoftimi:

Fier- Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre” shtetasit: Andi Prifti, 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier. Eriseld Lala, 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier. Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundërligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *