Vdekja e dy punonjësve të OST në Fier, gjykata jep vendimin për drejtorin dhe inxhinierin

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për drejtorin e OST-së Andi Prifti dhe inxhinierin Eriseld Lala.

Ata u arrestuan disa ditë më parë për shpërdorim detyre pas vdekjes së dy elektriçistëve në Jagodinë të Roskovecit.

Vdekja e dy elektricisteve, Gjergji Duka 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi 64-vjeç, ndodhi rreth mesditës së datës 15 qershor në Jagodinë të Roskovecit.

Të dy elektricistët po punonin në demontimin e linjave të vjetra në këtë zonë, ndërkohë që gjatë punës shtylla e tensionit të lartë është këputur duke rënë në tokë dhe duke lënë të vdekur dy elektricistët.

Ata kanë qenë të lidhur dhe me skafandër, por rënia nga lartësia dhe pesha e shtyllës disa tonëshe ka shkaktuar vdekjen e tyre. Në vendngjarje kanë shkuar grupi i hetimit të policisë dhe prokurorisë së Fierit të cilët pas ekspertizës në vendngjarje kanë kryer menjëherë edhe arrestimin e drejtorit të OST dhe inxhinierin me akuzën se kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *