Tre punonjës të policisë së Kavajës janë arrestuar pas ngjarjes se rëndë të ndodhur në ambientet e paraburgimit, ku 31-vjeçari Ilvi Meta dyshohet se i dha fund jetës duke u vetëvarur.
Mësohet se të arrestuarit janë: Bexhet Berberi, me detyrë inspektor, Rushit Kola, me detyrë inspektor dhe Petrit Brahimaj, me detyrë non komisar. Bëhet me dije se Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje tek dhoma e paraburgimit.
Kujtojmë se ky është rasti i dytë në vend që një person i merr jetën vetes në ambientet e paraburgimit.
I pari ndodhi ka ndodhur në Kamëz, pranë ambienteve të komisariatit numër 5 në Tiranë ku Arben Mici, 26 vjeç, një i ri i ndaluar për dhunë në familje i vuri flakën qelinë ku ndodhej bashkë me një të ndaluar tjetër.