Presidenti Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij do të nisen sot drejt Britanisë për të marrë pjesë në Funeralin Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.
Burime për median bëjnë me dije se ftesën Begaj e ka marrë nga Mbreti Charles III.
Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë do të jenë të ftuar në pritjen mbretërore, në të cilën krerët e shteteve nga e gjithë bota do të mirëpriten nga Mbreti Charles III, në Pallatin Buckingham. Në kuadër të programit ceremonial, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, do të marrin pjesë dhe në pritjen e organizuar nga Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.
Në ceremonitë e organizuara me këtë rast, do të marrin pjesë autoritetet më të larta shtetërore të vendeve të ndryshme të botës.