Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vdekjen e 34-vjeçarit Indrit Ndoj i cili gjet i vdekur në një kanal, Fushë-Krujë.
Burime për median bëjnë me dije se personi i fundit që ka komunikuar me 34-vjeçarin ka qenë nëna e tij, e cila tha për oficerët e policisë se ka folur me të birin pasditen e djeshme.
Mësohet se nëna ka deklaruar se ka pyetur të birin nëse do të shkonte në shtëpi në mënyrë që t’i bënte bukën, dhe 34-vjeçcari i ka thënë se do të vijë. Nëna tha gjithashtu për oficerët e policisë se familja e tyre nuk ka asnjë konflikt, as një lagje dhe me askënd tjetër. kjo e bën edhe më të vështirë punën e autoriteteve për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit apo autorëve të përfshirë në ngjarje. Grupi hetimor bën me dije se nga kompanitë telefonike janë kërkuar gjithashtu tablatet në mënyrë që zbulohen personat me të cilët i riu ka kontaktuar para se të ekzekutohej./bw