“Vdekja e kalit”, filmi shqiptar që po bën histori në Europë

Filmi shqiptar “Vdekja e kalit” është përzgjedhur mes 20 filmave europianë për t’u shfaqur falas në kanalin arte.tv. Ai është një nga filmat më të rëndësishëm shqiptarë për ndërrimin e sistemeve nga ai diktatorial nw demokraci. Ndërsa kanali ku do shfaqet për transmetim është një program publik europian për promovimin e kulturës.

Filmi me regji të Saimir Kumbaros do të shfaqet i përkthyer në 6 gjuhë të huaja, dhe ministrja Margariti e cila jep dhe lajmin, thotë se kjo është “Një ngjarje për kinemanë tonë dhe një nxitje për të ecur më tej në procesin e restaurimit dhe promovimit të filmit shqiptar.”

“Një nga filmat më të rëndësishëm shqiptarë për ndërrimin e sistemeve, “Vdekja e kalit”, prodhimi i vitit 1992, me regji të Saimir Kumbaros, i restauruar nga Arkivi Qendror Shteteror i Filmit me bashkëpunimin e Audio-Video-Film, Shai Drori dhe ACE – Association des Cinémathèques Européennes, është përzgjedhur mes 20 filmave europianë që do të shfaqen falas për publikun, në programin “ArteKino Classics”, në kanalin arte.tv, subtitruar në 6 gjuhë, me mbështetjen e Creative Europe”, shkruan ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Arte.tv përbëhet nga tre kompani të veçanta: Grupimi Evropian i Interesit Ekonomik me bazë në Strasburg, ARTE, plus dy kompani anëtare që veprojnë si qendra editoriale dhe të prodhimit të programeve, ARTE France në Paris (i njohur më parë si La Sept ) dhe ARTE Deutschland në Baden-Baden ( një filial i dy rrjeteve kryesore televizive publike gjermane ARD dhe ZDF)./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *