Policia ka lënë të lirë gjashtë të shoqëruarit që kanë dëshmuar në lidhje me vdekjen e kenianes Joy Aoko. Mësohet se pas dëshmisë u lanë të lirë shoferi i kazinosë Rodin Barçi si edhe disa shokë të tij. Barçi e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej në gjendje të rëndë.
Barçi ka qenë edhe më herët i shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje për faktin se një nga dëshmitë e të afërmve, konkretisht të shoqes së 22-vjeçares, theksohet se kanë pasur një lidhje intime. Ky fakt nuk është mohuar nga shoferi i kazinosë por ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.
22 vjeçarja u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte prej kohësh në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë në vitin 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino por në gusht të vitit të kaluar, u gjet pranë godinës ku jetonte prej muajsh.
Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte. Që atëherë keniania ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik.
Pas disa muajsh, ajo u kthye në Kenia bashkë me të ëmën, ku edhe ndërroi jetë.