Vdekja e Kosta Grillos, sot zhvillohen homazhet, Armand Duka: Ishte një nga figurat e gazetarisë

Ditën e sotme u përcoll për në banesën e fundit komentatori dhe gazetari i njohur sportiv Kosta Grillo. Homazhet e tij janë zhvilluar në stadiumin ‘Selman Stermasi’.

Të pranishëm në homazhet e tij ishin edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku si edhe gazetarë dhe figura të njohura të botës së sportit.

Në një prononcim për mediat, presidenti Duka shprehu ngushëllimet për familjen e Kosta Grillos, për humbjen e të dashurit të tyre si dhe për të gjithë miqtë dhe komunitetin e futbollit, duke e konsideruar ditën e sotme si një ditë zie.

“Është një ditë zie për të gjithë ne, komunitetin e futbollit, për median sportive, për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër apo nga ekrani Kosta Grillon, një nga figurat e gazetarisë, por i përfshirë akoma më shumë sesa në dimensionin e një gazetari apo komentatori në botën e futbollit, në marrëdhëniet me gjithë futbollin.

Në këtë periudhë kemi humbur shumë nga njerëzit tanë, fatkeqësisht, megjithëse të gjithë miqtë e tij u munduan ta mbajnë Kostën në jetë, por ishte e pamundur.

Ai luftoi shumë me këtë virus që ka pllakosur botën, por nuk arriti t’ia dalë. Sot në këtë ditë vërtetë zie, i shpreh ngushëllimet e mia kolegëve, komunitetit sportiv si dhe më shumë familjes që humbën të dashurin e zemrës. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, – u shpreh Presidenti Duka.

Grillo u nda nga jeta për shkak se nuk arriti ta fitonte dot betejën me covid-19, pas dy muajve i shtruar në Turqi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *