Vdekja e Lear Kurtit, Prokuroria e Tiranës pushon çështjen

Prokuroria e Tiranës ka pushuar çështjen lidhur me vdekjen e Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë në tetor të 2022. Në bazë të hetimeve nga mjekësia ligjore rezulton se shkak i vdekjes së 32-vjeçarit ishte mbidoza nga lënda narkotike. Gjithashtu konfirmohet se Prokuroria e Tiranës nuk gjeti shkelje nga ana e policëve të përfshirë në ngjarje.

“Mbidozim (Helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, stazë vazale dhe ekstravazat kapilar, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatit kronik persistent.

Shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës)” njoftoi prokuroria.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi më 20 tetor të 2022, ku policia ndaloi në orët e vona Leart Kurtin, i cili më pas ndërroi jetë në Komisarit. I riu gëlltiti dy doza të vogla të kokainës për t’i shpëtuar arrestimit të policëve.

 

I riu u shkëmbye me patrullën në rrugën “Riza Çuka” dhe pas pyetjes prej tyre për kartën e identitetit, referuar dëshmisë në Prokurori, nuk është bindur dhe ka nisur të vrapojë. Kjo është parë dhe në pamjet e kamerave të sigurisë. Disa momente më vonë, efektivë të patrullës shihen teksa mundohen të ngrenë 32 vjeçarin, pasi ai duket gati pa ndjenja përballë një marketi. Lear Kurti është dërguar në Komisariatin nr.3 dhe prej atje më pas me makinë në Spitalin e Traumës, ku është konfirmuar vdekja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *