Vdekja e Lear Kurtit/ Rama: “Hienat” duan  të zgjojnë urrejtjen te Policia e Shtetit

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me fermerët e Fierit, ka komentuar vdekjen e Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë pasi u shoqërua nga policia.

Rama tha se ata që akuzojnë policinë, duan të zgjojnë urrejtjen te policia e shtetit dhe se sulmojnë pa ditur se si ka ndodhur ngjarja. Po ashtu ai theksoi se Polica është mësuar tani me akuza.

“Në kohë krizash disa kërkojnë zgjedhjet dhe disa fajtorë. Ne jemi për të kërkuar zgjedhje. Ata që kërkojnë fajtorë duan të zgjojnë urrejtjen te policia e shtetit. Çohuni se e vrau policia, jo vetëm ka një moment që njeriu i thotë vetes prit, çfarë shqiptari jam. Si mundem unë të kafshoj të vdekurit për të nxjerrë përfitime. Si mund të sulmoj policinë për diçka që nuk di si ka ndodhur. Polica është mësuar tani më me hiena,” tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *