Vdekja e Leart Kurtit/ Prokuroria merr në pyetje 6 mjekët e Traumës

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje këtë të hënë 6 mjekët e spitalit të Traumës, lidhur me vdekjen e Leart Kurtit.

Burime për median bëjnë me dije se mjekët janë pyetur për rreth 4 orë në prokurori, ku kanë deklaruar se kanë bërë të pamundurën për ta rikthyer në jetë 32-vjeçarin por nuk ia kanë arritur.

Ndërkohë këtë të hënë grupi hetimor po merret për zbardhjen e kësaj ngjarjeje po bën këqyrjen e kamerave te sigurisë së spitalit.

Kujtojmë se Learti humbi jetën  mbrëmjen e 19 tetorit në zonën e “Don Boskos”. Ai nuk iu bind urdhrit të forcave të policisë për ndalim dhe më pas u shoqërua në komisariat me furgon. Pak orë më vonë ai ndërroi jetë.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *