Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndjeshme në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë ku humbi jetën një punonjës 65-vjeçar.
Në pranga ka rënë drejtuesi i aktivitetit dhe dy punëtorë të minierës për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Sipas policisë, viktima ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujrave kulluese të fabrikës, së bashku me dy punëtorët. Ata kishin hipur sipër një varke të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë ujë, ku si pasojë 65-vjeçari ka humbur jetën.
Njoftimi i plotë
Arrestohet në flagrancë nga Policia, drejtuesi i aktivitetet të Fabrikës së Pasurimit të Kromit dhe 2 shtetas tjerë (punëtorë) për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Me datë 09.12.2021, rreth orës 13.30., është marrë informacion se tek fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë, në rrethana të pa qarta kishte humbur jetën shtetasi M. K , 65 vjeç, banues në Bulqizë. Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi M. K., (punëtor në subjektin Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë), ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujrave kulluese të fabrikës, së bashku me shtetasit Rr. K., dhe A . A., të hypur sipër një varke të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë ujë, ku si pasojë shtetasi M.. K., ka humbur jetën, dhe pas ngjarjes trupin e viktimës e kanë dërguar në banesë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: I . N., 53 vjeç, banues në Tiranë me detyrë Drejtuesi i aktivitetet të fabrikës së pasurimit të kromit, Bulqizë, i dyshuar se ka kryer veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer ne bashkëpunim. Rr. K., 52 vjeç, A . A., 38 vjeç, (punëtorë në këtë fabrikë) të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/