Italia ka shpallur ditën e mërkurë zi kombëtare.
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi do të varroset me nderime shtetërore, ndërsa varrimi do të bëhet në Katedralen e Milanos të mërkurën nga ora 14:00.
Kështu ka thënë sot zëdhënësi i Kishës Katolike të Milanos, siç raporton reuters. Sipas agjencisë ANSA, trupin i të ndjerit do të transferohet në vilën në San Martino në Arcoro, në veri të Milanos.
Berlusconi vdiq sot në Spitalin San Raffaele të Milanos në moshën 86-vjeçare. Ai ishte shtruar në spital tre ditë më parë për një ekzaminim të paracaktuar në lidhje me leuceminë kronike.
Ndryshe, Silvio Berlusconi ishte kryeministri italian më jetëgjatë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ai drejtoi vendin për nëntë vjet në total: midis 1994 dhe 1995, 2001 dhe 2006 dhe nga 2008 deri në 2011, kur dha dorëheqjen për herë të fundit.