Vdekja e të riut brenda llixhave në Elbasan, pushuesit: Bërtiste për ndihmë

Një 34-vjeçar ka humbur jetën në ujërat termale në Elbasan. Alban Pashollari dhe një mik i tij dyshohet se hynë pa leje në një nga vaskat e mbushura me ujë dhe kishin pirë birrë.

Sipas pushuesve, shoku i viktimës bërtiste për ndihmë dhe kishin thënë se kishin konsumuar 4-5 birra. Ata u shprehën se dy të rinjtë kanë hyrë pa leje brenda ambienteve të ujërave termale pasi nuk ishin pushues aty.

“Nuk dëgjuam se ishte vonë shumë. Kanë hyrë pa leje dhe ishin të pirë. Ai tha s’kemi pirë shumë vetëm 4-5 birra, dhe kërkonte ndihmë. Ka mjekë që kujdesen për ne. Hynë pa leje dhe nuk qëndronin këtu, s’ishin pushues”, deklaroi një prej pushueseve./panorama

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *