Vdekja tragjike e rusëve bën bujë në mediat ndërkombëtare, hidhen dyshime mbi asfiksimin e tyre

Ngjarja tragjike e tre netëve më parë në Qerret ka bërë bujë jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij. Ngjarja po komentohet përveç se nga mediat shqiptare edhe nga të huajat.

Media britanike ‘The Sun’ ka shkruar një artikull të veçantë për vdekjen e tyre duke e quajtur misterioze, pasi shkaku kryesor mendohet të ketë qenë asfiksia. Në rreshtat e tij artikulli shpjegon kur ndodh humbja e jetës nga asfiksia, duke ngritur pikëpyetjet nëse vërtet pushuesit rusë humbën jetën nga asfiksia.

Sergey dhe gruaja Natalya shkuan me pushime në Shqipëri

“Asfiksia ndodh kur trupi nuk mbushët me oksigjen, por që të ndodh kjo duhet  të ketë prani të gazrave të tjerë që janë të dëmshëm për organizmin e njërit”– shkruhet në njërin nga paragrafët e artikullit.

Katya, 31, (në foto) u bashkua gjithashtu nga partneri i saj Nikita Belousov, 37

Sergey Burenkov, 60 vjeç, e shoqja Natalya Burenkova, 58 vjeç, vajza e tyre 31 vjeçare Katya dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç u gjetën të pa jetë natën e së premtes në pishinën dimërore të hotel ”Gloria Palace”.

Katya dhe babai i saj Sergey

Hoteli Gloria Palace është një vendpushim me pesë yje në Shqipëri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *