Vdekjet nga mbidoza në SHBA, ky ilaç është shkaktari kryesor

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bëri me dije se shkaku kryesor i vdekjeve nga mbidoza në Amerikë janë opioidet sintetike, kryesisht fentanili, i cili mund të jetë deri në 50 herë më i fortë se heroina.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit thotë se fentanili i paligjshëm prodhohet me çmim të ulët nga kimikatet që vijnë kryesisht nga Kina, trafikohen përmes Meksikës dhe më pas kontrabandohen në Shtetet e Bashkuara.

Fentanili është një ilaç i miratuar për trajtimin e dhimbjeve të forta. Fentanili i paligjshëm shpesh përzihet me heroinë ose kokainë ose përdoret në pilula të falsifikuara.

Agjenti amerikan kundër drogave Jacob Galvan thotë se testet laboratorike zbulojnë doza potencialisht vdekjeprurëse të fentanilit në gjashtë nga 10 pilulat false.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *