23-vjeçarja nga Vushtrria, Resmije Ismajli ka ndërruar jetë pas një aksidenti me veturë në Danimarkë.
Për vdekjen e saj kanë treguar familjarët e saj që gjithashtu kanë njoftuar se e ndjera do të varroset më 17 nëntor në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby.
“Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohën të gjithë miqtë, shokët e dashamirët (burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të Mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby”, shkruan babai i së ndjerës.
Njoftimi i plotë nga familjarët:
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se dje me datën 11.11.2021 ndërroi jetë vajza jonë Resmije Smajli në moshën 23 vjeçare pas një aksidenti trafiku ne Danimarke. Gjithmonë do të kujtojmë me mallë, dhe do të mbetësh e pa vdekshme në zemrat tona. Resmije pesoj aksident me veture. Resmije kishte vetem 4 muaj per ta mbaruar universitetin.”
/Priza.al/