Vdes gruaja e parë e Donald Trump, Ivana Trump

Ka vdekur në moshën 73-vjeçare, Ivana Trump, gruaja e parë e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe nëna e tre fëmijëve të tij, raporton BBC.“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe e mahnitshme, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese”, postoi Donald Trump në platformën e tij të mediave sociale ‘Truth Social’.Ivana Trump, e cila ka lindur në Republikën Çeke, u martua me ish-presidentin Donald Trump në vitin 1977. Ata u divorcuan 15 vjet më vonë, më 1992.

 

Ata kishin tre fëmijë së bashku: Donald Jr, Ivanka dhe Eric Trump.Dyshja ishin figura të shquara publike në Nju Jork në vitet 1980 dhe 1990, dhe ndarja e tyre ishte subjekt i interesit të madh publik.Pas ndarjes së tyre, zonja Trump vazhdoi të lansonte linjat e saj të produkteve të bukurisë, veshjeve dhe bizhuterive.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *