Vdes ‘heroi i Auschvicit’ David Dushman, çliruesi i fundit i mbijetuar i kampit të vdekjes

The Ukrainian veteran David Dushman mourns during a memorial service of Ukraine on 05.08.2015 at the Soviet memorial on the Stra??e des 17. Juni in Berlin , Germany during a memorial stone with a Russian tank . Throughout Europe, the 70th anniversary of the end of World War will be remembered in the present days. (Photo by Markus Heine/NurPhoto)

David Dushman, ushtari i fundit i mbijetuar që ndihmoi në çlirimin e Auschvic-Birkenau, vdiq të Shtunën në moshën 98 vjeç. Dushman, një veteran i Ushtrisë së Kuqe Hebreje, i cili më vonë u bë një skermier olimpik, vdiq në Gjermani. Si një ushtar 21-vjeçar, ai përdori tankun e tij për të prerë gardhin elektrik të kampit në 27 janar të vitit 1945, duke ndihmuar në lirimin e të burgosurve. Ai ishte një nga 69 burrat në divizionin e tij prej 12 000 trupash që i mbijetoi luftës, ndërsa pësoi dëmtime serioze gjatë konfliktit.

“Çdo dëshmitar bashkëkohor që ndërron jetë është një humbje, por lamtumira e David Dushman është veçanërisht e dhimbshme,” tha Presidentja e komunitetit lokal hebre, Charlotte Knobloch. “Ai ishte një nga të fundit që mund të tregonte për këtë ngjarje nga përvoja e tij.”

Aushvic-Birkenau, i vendosur në Poloninë e pushtuar nga nazistët, ishte kampi më i madh i përqendrimit i drejtuar nga regjimi i Hitlerit. Më shumë se 1.1 milion burra, gra dhe fëmijë u vranë sistematikisht atje, shumë në dhomat e gazit të kampit. Rreth 6 milion hebrenj u vranë në Holokaust. Në një intervistë në apartamentin e tij në Mynih vitin e kaluar, Dushman u shpreh se njësia e tij përdori tanke për të kaluar nëpër gardhet e objektit. “Ne nuk e kishim ditur që Auschwitz i ekzistonte,” tha ai. Dushman nuk u largua i padëmtuar, pasi ai u plagos rendë dhe u detyrua të hiqte një nga mushkëritë.

Duke ndjekur karrierën e tij ushtarake, Dushman vazhdoi të bëhej një trajner ndërkombëtar skerme. Ai ishte më i mirë i BRSS në 1951 dhe ishte trajner i ekipit sovjetik të grave nga 1952 në 1988, sipas Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Skërmistet e tij fituan dy medalje të arta, dy medalje argjendi dhe tre medalje bronzi në Lojërat Olimpike Verore 1972 në Mynih.

Thomas Bach, presidenti gjerman i IOC dhe një ish-skermator, e njihte personalisht Dushman. Bach tha në një deklaratë se ai ishte “thellësisht i pikëlluar” nga lajmi i vdekjes së Dushman. “Kur u takuam në 1970, ai menjëherë më ofroi miqësi dhe këshillë, pavarësisht nga përvoja personale e Z. Dushman me Luftën e Dytë Botërore dhe Auschwitz, dhe ai ishte një njeri me origjinë hebraike. Ky ishte një gjest kaq i thellë njerëzor sa nuk do ta harroj kurrë atë “, tha Bach.

/Burimi CNN: përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *