Vdes në spitalin e Milanos bosi mafioz Raffaele Ganci njeriu më besnik ndaj Toto Riina

Ka vdekur në një spital në Milano Raffaele Ganci, bosi i Cosa Nostra dhe njeriu I besuar I Totò Riina dhe Korleonezëve.  Ganci ishte 90 vjeç dhe u shtrua në spitalin San Paolo, në repartin e burgut. Ai vuante disa dënime të përjetshme.

I konsideruar gjithmonë si njeriu i Totò Riina dhe Corleonesi , kumbari i Palermos Raffaele Ganci u konsiderua përgjegjës për vrasjen e gjeneralit Carlo Alberto Dalla Chiesa, i vrarë në Palermo, më 3 shtator 1982, së bashku me gruan e tij, Emanuela Setti Carraro, dhe agjentin e eskortës Domenico Ruso.

Midis vrasësve të gjeneralit ishte edhe Calogero Ganci, djali i Raffaele. Ganci ishte pjestar kryesor në masakrat e vitit 1992 ku u vranë magjistratët Giovanni Falcone e Paolo Borsellino. Ganci ka marë pjesë edhe në organizimin e vrasjes së zëvdendëskomisarit Ninni Cassarà.

Edhe pse i nënshtruar një burgu të rëndë, ai u shtrua në spital për disa kohë pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. I dënuar me një sërë burgimesh të përjetshme, Ganci kreu burgun e parashikuari si 41 Bis  në superburgun e Operas në Milano.

Vdekja e Giovanni Falcone

Emri i Gancit është i lidhur me shumë mistere që vërtiten rreth masakrave të viteve 1992 dhe 93. Duke filluar nga faza përgatitore e sulmeve. Nga dyqani I mishit të  familjes së tij, në rrugen Francesco Lo Jacono, në Palermo, kishte një vëzhgues të privilegjuar në shtëpinë e gjykatësit Giovanni Falcone : prej andej, sipas djalit të penduar të Gancit, Calogero, u lëshua njoftimi se gjyqtari po kthehej në Palermo, më 23 maj 1992, sepse mafiozët della Noce panë që makina e blinduar e drejtuar nga shoferi gjyqësor Giuseppe Costanza ishte larguar nga parkingu në shtëpinë e Falcone. Kumbari i pandërprerë, njëherë i arrestuar dhe pasi djali i tij vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë(djali tjeter Domenico i njohur si Mimmo, është I dënuar me sistemin 41 bis), Don Raffaele erdhi për të mohuar emrin e djalit të tij të penduar.

I njohur si ‘Kasapi i vjetër’ përgjegjës për dhjetëra vrasje ai kurrë nuk përmendi emrat. Ai ishte pjesë e komisionit krahinor, Ganci vendosi dhe mori pjesë personalisht në masakrat e vitit ’92 dhe masakrën e nënkomisarit Ninni Cassarà dhe agjentit Roberto Antiochia  dhe për këtë sipas të penduarve ai kishte hyrë në ‘zemrën e Riinës’.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *