Ditën e djeshme është njoftuar vdekja nga Covid-19 e mjekut 35 vjeçar Pierluigi Piegari në spitalin Gemelli në Romë.
Punonjësi i grupeve të emergjencës ishte i vaksinuar kundër koronavirusit por prej disa ditësh ishte i intubuar në spital pas përkeqësimit të gjendjes.
Autoritete thonë se Piegari nuk pinte duhan e nuk kishte patologji të tjera dhe ishte i vaksinuar me dy doza.
Mjeku i ambulancave punonte në zonën jugore Eur të kryeqytetit dhe përgjigjej për thirrjet e emergjencës në numrin 118.
“Vdekja e tij na ka tronditur të gjithëve”, tha kolegu i tij Cristian Coluzzi, që e vlerësonte të ndjerin si një punëtor të mirë dhe djalë optimist, i cili ishte gjithmonë në shërbim të të tjerëve.
Homazhe te shumta beheshin për të në rrjetet sociale, mes të tjereve dhe nga e fejuara, që ishte tre muajshe shtatzënë me fëmijën e tij.
/Priza.al/