‘Veladoni’ i zi i Messit pas finales bëhet çështje, u shkelën rregullat e FIFA-s në sytë e Infantino-s

Ëndrra e Lionel Messit dhe miliona tifozëve të futbollit në mbarë botën më në fund është realizuar, me Argjentinën që triumfoi në finalen e Kupës së Botës së Katarit. Megjithatë, në foton historike në të cilën numri 10 dhe kapiteni i Albiceleste ngre përfundimisht trofeun e lakmuar, një detaj i çuditshëm do të mbetet përgjithmonë.

Kjo lidhet me mantelin e zi, veshur mbi fanellën e ndeshjes. Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, një kapiteni të kombëtares iu kërkua të veshë diçka mbi uniformën e ekipit për fotot zyrtare të ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Messi's royal Arab 'World Champion' robe draws undeserved backlash | Daily Sabah

Në këtë rast ishte një mantel i zi me dekorime ari, që përdoret në kulturën arabe për ceremoni elitare. Manteli iu dorëzua nga Emiri Tamim bin Hamad al-Thani, sundimtari aktual i Katarit.

Një debat i vërtetë shpërtheu në rrjetet sociale për pelerinën e veshur nga Messi. Shumë e panë atë si një mënyrë për të mbuluar fanellën e kombëtares argjentinase me një simbol të vendit pritës, tashmë të akuzuar rëndë për mosrespektim të të drejtave të njeriut dhe të punëtorëve, si dhe në rastin e korrupsionit të dyshuar.

Messi's black Qatari robe at World Cup trophy lift draws mixed reactions from fans | The Times of Israel

Të tjerë e kanë përkufizuar si “lavazh sportiv”, ose përpjekje për të shfrytëzuar vlerat e sportit dhe krijuar një imazh pozitiv etik për veten. Në gjithë këtë ngjarje ende nuk është sqaruar nëse gjesti ka pasur dakordësinë e FIFA-s. Është gjithashtu e paqartë nëse vetë Messi ishte në dijeni të kësaj.

Jo vetëm kaq. Ky gjest theu rregullat e ashpra të FIFA-s për veshjen e lojtarëve gjatë ceremonive zyrtare të ndarjes së çmimeve. Neni 27, në fakt, thotë: “Në finalet e garave të FIFA-s, veshjet përkujtimore mund të vishen në fushë vetëm pasi të jenë kryer aktivitetet zyrtare të FIFA-s (gjatë së cilës skuadra duhet të veshë vetëm fanellat e përdorura gjatë ndeshjes në fjalë)”.

FOTO/ Al Thani-Infantino trazojnë futbollin, veshin Messin me tunikë, po çfarë simbolizon? – Balkanweb.com – News24

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *