Kryebashkiaku Erion Veliaj në një intervistë për Klan News, ka rrëfyer se e ka gjetur zyrën e kryebashkiakut në gjendje të mjerueshme. Pavarësisht se e mori në dorëzim nga Lulzm Basha që në fakt e mbajti bashkinë e Tiranës vetëm një mandat, dhe dihej që për cilësitë që e karakterizonin Bashën si njeri me sqimë dhe të fjetur as nuk do e rregullonte as nuk do e shkatërronte.
Por bashkinë për më gjatë e kishte pasur në dorëzim Edi Rama i cili e pati të paktën 3 mandate nga viti 2000 deri në vitin 2011.
Në këto kushte merret me mend se faktikisht zyra e fëlliqur e Bashkisë ka qenë trashëguar nga Kryeministri Edi Rama me një banjë pa ujë, që thithej me gojë nga zorra në fuçi si poseduesi që e mbajti më gjatë sesa nga Basha.
“Unë kam dy mandate kryetar bashkie, por nuk kam për të harruar ditën e parë, është hera e parë që po e them në një studio këtë, ditën e parë në bashkinë e Tiranës, në katin e dytë ku hyjnë personalitetet, ka ardhur Princi i Monakos, kanë ardhur kryeministra, presidentë, gjithë paria e botës që vjen, çelësi i kryeqytetit dhe ne mbarojmë atë ceremoninë e betimit dhe shkojmë në kat të dytë.
Unë, ti e di që unë jam tip sportiv, nuk vesh kollare e gjëra. Kulloja në djersë, aty korrik a gusht çfarë ishte ai betimi i parë, bëmë një pritje të vogël, kishin ardhur autoritetet fetare, gjithë çfarë ishin këta VIP-at e njerëzit e rëndësishëm të qytetit dhe duhet të shkonim në tualet. Te tualeti i katit të dytë, pra ku shkon paria e Shqipërisë që vjen në bashki, aty gjej një fuçi të madhe, fuçi, fuçi nga ato të Albpetrol-it, fuçi e çarë, fuçia me ujë, kishte një zorrë dhe njëri e thithte zorrën që të vazhdonte uji dhe të rrëshqiste në mënyrë konstante, pra të improvizonte një galixhan për një “alla turka” aty.
Ndërkohë kishte një skaldabanjë sipër dhe kushdo që vinte si personalitet, i jepej një top letre higjienike që ta merrte me vete, domethënë kjo ishte gjendja e ujit dhe e kanalizimeve në Tiranë. Pra, në shtëpinë, se shtëpia e qytetit, e kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve, e kryetarit të bashkisë që me demek përfaqëson kryeqytetin e gjithë shqiptarëve,” tha Veliaj.