Nga Kavaja, gjatë prezantimit të kandidatëve për Këshillin Bashkiak, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj se lista e kandidatëve të Partisë Socialiste për këshilltarë bashkiakë do të shërbejë për të vijuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes Bashkisë dhe Qeverisë për projektet e ardhshme.
“Ata thonë ‘na jepni Bashkinë që të rrëzojmë Qeverinë’. Ne themi ‘na jepni Bashkinë që t’i shërbejmë, bashkë me Qeverinë, interesave të Kavajës’. Bashkia, shokë, nuk është instrument për sherr. Këto 404 apartamente, pa ndihmën e qeverisë, nuk do të bëheshin dot; qendrat shëndetësore, pa ndihmën e qeverisë, nuk do të bëheshin dot; këto rrugë e këto ujësellësa, pa ndihmën e Qeverisë, nuk do të bëheshin dot. Ndaj, duke pasur Redin, që i bie telefonit të Edi Ramës, çdo Ministri, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke pasur Këshillin Bashkiak të Partisë Socialiste, që nuk e braktis detyrën dhe i afron njerëzit, ne e përdorim Bashkinë si instrument për të bërë punë dhe jo si mjet për të hapur sherr”, tha Veliaj.